Presidenti Ilir Meta është shprehur se paralajmërimi i tij për prerjen e dorës së kujtdo që tenton të prekë votën e lirë duhet marrë seriozisht.
Deputeti socialist, Ulsi Manja i është përgjigjur fjalëve të presidentit Ilir Meta duke thënë se këto thirrje Meta nuk i ka pasur për mazhorancën, por sipas tij, për atë që ka lënë në krye të LSI-së dhe për partitë e tjera opozitare.
Deklarata e Manjas:
“Ti përmende fjalën Presidenti i Republikës, por një president nuk e përdor atë fjalor. Nuk është i denjë për një president republike. Praktikisht presidenti ka dalë hapur që është palë politike me opozitën, madje pretendon të jetë lider i opozitës. Besoj ti qëndrojë fjalës, dhe ti presë dorën atyre që vjedhin votën, por këtë t’ia përsërisë asaj që ka lënë në krye të LSI dhe partive të tjera opozitare. Jemi në terren dhe po shohim, por kam përshtypjen që pas 25 prillit nuk e thotë këtë sepse do të jenë të tjerë për t’i prerë votën. PS nuk kërkon votën përmes skemave të pista. PS ka edhe përgjegjësinë për zgjedhjet e ndershme dhe demokratike, sepse në prill do të kemi tryezën e parë të negociatave me BE dhe duhet të jemi garantët e votës së lirë. Por të jesh e bindur që presidenti nuk do ta thotë këtë më, sepse duhet të presë shumë duar tek partitë opozitare dhe nuk e di a i dalin sëpatat”, u shpreh Ulsi Manja.
Diskutime rreth kësaj post