Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja i ftuar në emisionin “FrontLine” ka komentuar listat e Partisë Demokratike.
Sipas Manjës, drejtuesit e qarqeve të PD, nëse do të mbledhësh vitet që kanë qenë në Parlament, janë plot 138 vite.
Ai ndër të tjera, tha se PD sipas tij nuk ka asnjë program, ndërsa nga krahu tjetër sipas deputetit, Partia Socialiste ka një program që është në vijimësi.
Deklarata e Manjas:
“Listat e Partisë Demokratike, drejtuesit e qarqeve, të gjithë bashkë drejtuesit e qarqeve kanë 138 vite në parlament, po të mbledhësh me përafërsi dalin 138 vite. Kjo është oferta e re që i kërkohet qytetarëve shqiptarë të vijnë në pushtet. Ata janë pa program. Një program që s’ka faturë financiare dhe është një program ëndrrash. Pse nuk e thotë opozita sa është buxheti i qeverisë shqiptarë në një vit.”-tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post