Diskutimi më i madh që bëhet që nga miratimi i reformës në drejtësi është përse nuk kapen peshqit e mëdhenj? Ulsi Manja, kryetar i komisionit Parlamentar për Çështjet Zgjedhore tha se aktualisht kjo strukturë po punon e qetë dhe sipas deputetit shpejt mund të kemi rezultatet e para.
Manja shtoi më tej, se sipas tij, PD e ka deklaruar me zë dhe figurë që do e zhbëjnë Reformën në Drejtësi, e kjo sipas deputetit socialist, është një shenjë që drejtësia po vepron.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Shqiptarët duhet të dinë kush janë zyrtarët e korruptuar?
Ulsi Manja: Prokuroria është një program i pavarur, po heton, ka çështje që janë në hetim dhe duhet të priten përgjigjet konkrete. Pas kësaj reforme qytetarët shqiptarë presin diçka konkrete, sepse ligjet i miratuam, kjo mazhorancë ka dhënë suportin e duhur financiar. Por fakti që edhe në zgjedhjet e prillit reforma në sistemin e drejtësisë do të jetë kali i betejës mes dy kampeve. Pala tjetër e ka deklaruar me zë dhe figurë që nëse do të kenë votën e shqiptarëve më 25 prill, kanë thënë zhbërjen e reformës. Kjo më lë të besoj se drejtësia e re në veprim ka filluar të dhurojë rezultate konkrete mbi politikën, por jo vetëm. Ata kanë thënë nëse do të vijmë në pushtet do e rishikojmë reformën në drejtësi, sepse sipas tyre nuk është, por quhet Ramaforma. Në këtë reformë kushtetuese jemi bashkëpunëtorë me SHBA. Pala tjetër, e ka deklaruar nëse do të vijmë në pushtet, larg qoftë, të rrinë të qetë ku janë.
Diskutime rreth kësaj post