Koordinatori kombëtar për energjinë, pranë Partisë Demokratike, Eno Bozdo, përmes një deklarate, ka theksuar se sipas tij, Shqipëria është zhytur në varfëri si pasojë e faturave të larta të energjisë.
Ai thotë, se bizneset shqiptare, humbën rreth 2% të produktit vjetor, e përkthyer në 180 mln euro.
Po ashtu shtoi se nevoja që ka sipas tij kryeministri Rama për të gënjyer, e bën të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim.
Deklarata e plotë e Eno Bozodos:
“Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro. Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, KOORDINATORI KOMBËTAR PËR ENERGJINË, ENO BOZDO
Rama gënjeiu sot kur tha se Shqipëria sipas Doing Business, renditet e 44-ta në botë përsa i takon indikatorit të furnizimit me energji elektrike. Në raportin Doing Business 2020, Shqipëria renditet e 107-a në botë, më keq se çdo vend tjetër i rajonit me përjashtim të Malit të Zi.
Pas 8 vitesh si kryeministër, Rama ende nuk u shpjegon dot shqiptarëve përse ata paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon, (me përjashtim të Malit të Zi) dhe furnizohen me cilësinë më të keqe të mundshme?
Fakt mbetet se sipas raportit tjetër të Bankës Botërore (Enterprise Survey 20219), 42% e kompanive në Shqipëri e identifikojnë furizimin me energji elektrike si problemin kryesor të tyre. Ndërkohë që rreth 59% e tyre deklarojnë se u ndërpritet energjia në mënyrë periodike dhe afërsisht gjysma e kompanive të pyetura deklaruan se mbajnë dhe përdorin një gjenerator.
Për 8 vite me radhë, Rama i gënjeu shqiptarët, vendi u zhyt në varfëri ndërsa faturat e larta të energjisë rrënuan edhe më shumë ekonominë e çdo shqiptari. Biznesi në Shqipëri humb rreth 2% të produktit të tij vjetor, ose rreth 180 milionë euro, kjo për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike dhe dëmtimit të proçesit të prodhimit.
Propaganda në 3 D nuk e fsheh dot faktin se në zonat rurale ikën energjia me orë të tëra, dhe se në qytetet kryesore janë shtuar pafund ndërprerjet e energjisë. OSHEE është mbushur me militantë politikë ndërsa tenderat e saj janë vazhdimisht gati sa 97% e fondit limit.
Nevoja që ndjen Rama për të gënjyer e bën edhe më të dukshme nevojën që ka Shqipëria për ndryshim për ta bërë jetën e qytetarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune dhe për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në Shqipëri.
Vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu. Çdo ditë e më shumë bëhet e qartë se këto zgjedhje janë për të ardhmen e familjeve shqiptare, për të ardhmën e brezit të ri. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit, që është në krah të biznesit dhe punon për ta bërë Shqipërinë më të mirë. Dhe këtë mund të bëjë vetëm Lulzim Basha në qeverinë që do të ngremë bashkë pas 25 prillit.”-shkruan Bozdo.
Diskutime rreth kësaj post