Në kulmin e krizës, pas një ecurie shumë negative ku u detyruan të dorëzojnë edhe kreun, klubi i Vllaznisë ka menduar të shkund ekipin dhe stafin duke i vendosur një gjobë prej 1,5 milion lekë të vjetër, gjobë kjo e cila do të vihet në zbatim nëse nuk arrijnë të reagojnë dhe nuk arrijnë të përmbushin objektivin e tyre kryesorë, sigurimin e një vendi në kupat e europës.
Pikërisht në ditën kur drejtuesit e klubit morën këtë vendim, Vllaznia reagojë duke u rikthyer më në fund tek fitorja, këtë e bënë duke mposhtur Korabin me rezultatin minimal 1-0, mjaftueshëm sa për të siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Pavarësisht se përballë kishin një ekip të kategorisë së dytë si Korabi, shkodranët rrezikon jo pak pasi nuk arritën të mbyllin më herët një sfidë që në letër ishte një formalitet.
Çdo përfundim tjetër do të vinte edhe një herë në pikëpyetje projektin e Vllazninë, për Brdaric kjo fitore mund të shërbejë si një pikënisje: “Një fitore minimale dhe e vështire. Pashë shumë elementë pozitive në këtë fitore, mund të jetë si pikënisje për skuadrën në të ardhmen”, u shpreh Brdaric pas ndeshjes. Vëmendja e Vllaznisë rikthehet në kampionat aty ku këtë të diel do të përballen me Kastriotin në transfertë.
Diskutime rreth kësaj post