Luan Rama, zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaraur sot se vendimi për të braktisur parlamentit, dy vite më parë, ishte vendim i gabuar i opozitës.
I ftuar në emisionin “Top Talk”, Rama thotë se abuzimi që ndodhi në pushtet gjatë këtyre dy viteve, tregon se vendimi i opozitës ishte i gabuar.
“Është brenda natyrës njerëzore, reflektimi im, sjell në vëmendje një element të qenësishëm, sepse duke parë çfarë ndodhi me skenën politike, me përmasat e abuzimit të pushtetit, në cënim të kushtetutës, në deformim të ndërtimit të shtetit, hierarkisë së institucioneve kushtetuese”-thotë ish deputeti.
Rama thekson se këtë mendim ka pasur që në fillim, “kam qenë kundër që në atë moment, por i jam bindur vendimeve të forumeve të partisë.
Po ashtu, pranon se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk është penduar për vendimin që mori,duke shtuar se e kupton Kryemadhin vendimin që mori.
Diskutime rreth kësaj post