Pas ambasadores së SHBA në Tiranë , Yuri Kim, sot ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe shefen e BKH, Aida Hajnaj.
Në një status në rrjetin social “Twitter”, Soreca bën me dije se takimi u fokusua në transparencën e rekrutimit të hetuesve të NBI.
Gjithashtu Soreca shton se Bashkimi Europian është gati të ofrojë mbështetjen dhe ndihmën e plotë për SPAK , për të dhënë rezultate në Reformën në Drejtësi.
Postimi i Sorecas:
“Unë u takova sot shefin e SPAK, Arben Kraja dhe drejtoren e BKH, Aida Hajnaj. Ne diskutuam për arritjet e deritanishme të SPAK dhe procesin transparent të rekrutimit për hetuesit e BKH. Është e rëndësishme të vazhdohet kjo punë me të njëjtin intensitet dhe angazhim, duke pasur parasysh pritjet e mëdha nga SPAK për të vazhduar të japë rezultate.
Unë theksova rëndësinë e ecjes përpara me trainimin e shpejtë / emërimin e hetuesve. Unë gjithashtu ritheksoj se #EU është gati të vazhdojë ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së plotë për SPAK si një nga elementët kryesorë të reformës në drejtësi.”-shkruan Soreca.
Diskutime rreth kësaj post