KQZ refuzon regjistrimin e kandidatit të pavarur në Berat, Plarent Aleksi. Vendimi është marrë në mbledhjen e ditës së sotme.
KQZ bëri me dije se arsyeja e refuzimit të Plarent Aleksit është sepse nuk ka arritur të mbledhë firmat e nevojshme për kandidat të pavarur.
Ndërkohë që ka regjistruar kandidatin e pavarur Pal Shkambin, si kandidat për deputet në Qarkun e Shkodrës.
Aktualisht po shqyrtohen kërkesat për regjistrimin e listave të partive “Aleanca Demokracia e Re”, “Bindja Demokratike”, “Lëvizja Demokratike Shqiptare”, “Balli Kombëtar”, “Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, “Aleanca”, “Aleanca Kombëtare”.
Njoftimi për diskutimet e mbledhjes së sotme:
Shqyrtohen;
1. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Aleanca Demokracia e Re, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
2. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Bindja Demokratike, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
3. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
4. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Balli Kombëtar, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
5. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
6. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të koalicionit Aleanca për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
7. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e listave shumemërore të Partisë Aleanca Kombëtare, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
8. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Plarent Xhorxhi Aleksi si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Berat, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
9. “Për shqyrtimin e kërkesës për regjistrimin e z. Pal Marash Shkambi si kandidat për deputet i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Qarku Shkodër, për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”;
Diskutime rreth kësaj post