PS prezantoi sot programin e saj për furnizimin me ujë dhe energji elektrike për vendin tonë. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime, Alqi Bllako, tha gjatë prezantimit të programit për ujin dhe energjinë se në mandatin e tretë qeverisës do të garantohet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në ditë në zonat urbane, por edhe në mbi 1 mijë zona rurale.
Bllako deklaroi se “Sfida jonë primare është që brenda 2024 të garantojmë furnizim 24 orë me ujë për 9 zona urbane”.
Më tej, ai shtoi se nuk janë bërë investime vetëm në ujësjellës-kanalizime, por janë ndërtuar edhe 7 impiante në zonat bregdetare, dhe sipas tij, synimi është furnizimi me ujë 24 orë në ditë edhe në gjithë zonët bregdetare shqiptare.
“Ne nuk trashëguam projekte të detajuara inxhinierike, ndaj na u desh të bënim një punë më shumë se voluminoze gjatë këtyre viteve.
Janë mbi 200 kantiere në nivel kombëtar, që do të mundësojnë se brenda vitit 2021 të garantojmë furnizim me ujë 24 orë në ditë në mbi 50 zona urbane, krahasuar me 7 vite më parë, si dhe në mbi 300 zona rurale. Në 20 vite u shtrua vetëm 40 km rrjet, që garantonte furnizim 24 orë me ujë, ndërsa ne shtruam plot 8700 km rrjet për furnizim me ujë. Brenda vitit 2021 do të jenë të paktën 30% më shumë abonentë që do t’iu ofrohet shërbimi jetik i furnizimit me ujë.
Ne nuk jemi ndalur vetëm tek investimet e ujësjellës-kanalizimet, por kemi ndërtuat 7 impiante kryesisht në zonat bregdetare, duke dhënë një ndihmë në sektorin e turizmit, që është aq i rëndësishëm për ekonominë. Sfida jonë primare është që brenda 2024 të garantojmë furnizim 24 orë me ujë për 9 zona urbane. Kemi përmbyllur marrëveshjet dhe presim që të nisë puna brenda vitit 2021. Kemi përfunduar hartimin dhe miratimin e të gjitha projekteve sa i përket rinovimit të ujësjellës-kanalizime në gjithë vijën bregdetare dhe synojmë të ketë ujë 24 orë në ditë. Kemi filluar dhe do të thellojmë një proces për certifikimin e stafeve. Ky mandat është i fundit që ne do të diskutojmë nevojën për investime në sektorin e ujit kryesisht, pasi në këtë mandat jo vetëm do të garantojmë furnizim 24 orë me ujë në zonat urbane, por edhe në mbi 1 mijë zona rurale”, – tha Bllako.
Diskutime rreth kësaj post