Pak ditë më parë Elvisi u largua nga “Përputhen” pas postimit me litar që bëri bujë e ngjalli reagime të shumta. Postimi ishte një thumb për Antonelën, e cila e ndjerë e ofenduar shpërtheu në lot në studio.
Ndonëse tani nuk është më pjesë e programit, duket se Elvisit nuk i del e keqja me Antonelën. Ai e ka thumbuar sërish ditën e sotme, duke e cilësuar si “viktimë të televizionit”.
Elvisi ka publikuar një video nga puntata e sotme, ku Antonela përdori një gjuhë ofenduese ndaj Ledjanës. Ajo e quajti “burrë me silikon”. Ish-konkurrenti ka shkruar se kjo është fytyra e vërtetë e Antonelës.
”Meqë ata që paguhen për opinionista nuk japin opinione po e jap unë. Ja fytyra e vërtetë e ‘viktimave’ të televizionit. Ju pata thënë që i nxjerr koha kokat e këtyre”, – ka shkruar Elvisi krahas videos.
Diskutime rreth kësaj post