Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka komentuar veprimet e fundit të presidentit Ilir Meta. Në një intervistë per Report Tv, Majko u shpreh se këto veprime të Presidentit Meta po ia lehtësojnë fitoren Partisë Socialiste.
“Ka një konkurrencë aspak të përshtatshme për të bërë të qartë se kush është drejtuesi i opozitës, konkurrenca të tilla shpreh dobësi të atyre që kemi përball, na bën më të vendosur që fitorja do të jetë e sigurt. Nëse pala tjetër pretendon të fitoj siç dëshiron, do të ishte problem për PD pasi duhet negocim për drejtuesit e partive. Përveç postit të kryeministrit Lulzim Basha do ta kishte vështirë vendimmarrje për të ardhmen e këtij vendi, pasi votohet për Bashën por vendimet i merr dikush tjetër”, – tha Majko.
Ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit Majko u shpreh se mungon vullneti përfaqësuesve të opozitës në KQZ.
Me gjithë kërkesën tonë përfaqësuesit e opozitës në KQZ nuk kanë pranuar t’i votojnë për arsye të natyrës politike e kanë menduar aplikimin si një sukses të maxhorancës.
Diskutime rreth kësaj post