Deputetja Rudina Hajdari rrëfeu mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Open’ se pasi mori vendimin për të mos e djegur mandatin e saj në Kuvend duke dalë kështu hapur kundër qëndrimit të PD, është sulmuar e poshtëruar nga figura të njohura të politikës.
Hajdari tha se u sulmua edhe nga ambasadorë, edhe pse nuk dha emra.
“Më vinin çdo lloj burrash të tipit ambasador, më thonin t’i ke shkelur gjakun e babait tënd”, – tregoi Hajdari.
Deputetja tha se u vu në pikëpyetje edhe marrëdhënia me babanë e saj, Azem Hajdarin.
“Prej atij vendimi u denigrova dhe poshtërova ,u çova në pikën e faktin nëse e doja apo jo tim atë. Më thoshin lloj-lloj gjërash. Më thoshin se ti ke shkelur mbi gjakun e tët ati”, – tregoi Rudina Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post