Ditën e sotme kandidati i tretë në listën e Durrësit të PS, Jurgis Çyrbja ka surprizuar me foton që ka publikuar para selisë së PD-së me dy gishtat lart.
Ai shkruan në rrjetet sociale se “Agustini përfaqëson kahun tjetër politik, por kjo nuk na bën armiq me njëri-tjetrin”.
“Agustini përfaqëson kahun tjetër politik, por kjo nuk na bën armiq me njëri-tjetrin! Ne jemi garues për të merituar besimin e qytetarëve tanë dhe këtë e bëjmë me qytetari të lartë, për një fushatë model, ku kundërshtari konkurohet dhe respektohet! 25 prilli nuk është fundi i njërit dhe lartësimi i tjetrit, sepse standardi zgjedhor është fitorja e të gjithëve”, shkruan Çyrbja.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post