Në lidhje me vajzat dhe djemtë e “Për’puthen” kanë dalë shumë thashetheme, nga më të ndryshmet mund të themi. E pre e tyre ka rënë edhe Ledjana, e cila po akuzohet nga persona jashtë emisionit se ka të dashur jashtë emisionit.
Jo vetëm kaq, thuhet se i dashuri i saj është jashtë Shqipërisë në burg. “Kryefjala” publikoi gjatë ditës së djeshme disa mesazhe të cilat thuhej se ishin të Ledjanës dhe partnerit të saj jashtë emisionit, teksa ky i fundit i kërkonte të linte “Për’puthen” dhe ta ndihmonte të dilte nga burgu.
Ndërkohë, në mesazhe Ledjana i përgjigjej se po bënte thjesht lojë në emision dhe nuk i pëlqente vërtetë Mevlani. Këtë lajm e ripostoi opinionisti Olti Curri në InstaStory-n e tij, duke shkruar:
“Ledjana, vajza e parë që shfaq ndjeshmëri aty, me lekët e Giveaway do nxjerrë të dashurin nga burgu. Unë do marr pjesë tek loja e saj.”
Këtë e ripostoi edhe konkurrentja, e cila megjithëse është prekur më herët për akuzat, duket se tashmë e ka marrë me sportivitet situatën dhe shkruan: “Merrni pjesë të gjithë se është tepër e rëndësishme”.
Diskutime rreth kësaj post