Lideri i PD, Lulzim Basha është ndalur sot në Vlorë, ku po zhvillon takime me qytetarët, intelektualë dhe mbështetës të kësaj force politike në qytetin bregdetar. Aktualisht, ai është ulur në një bar-kafe me aktorin Bujar Asqeriu dhe parodistët e Vlorës.
Aktori i madh i ka kërkuar Bashës që të dërgojë para drejtësisë ata që shkatërruan Teatrin Kombëtar. Asqeriu i tha Bashës se po ndjek me vëmendje fushatën e tij, e cila sipas aktorit, duhet të kthehet në festë kombëtare.
Në një moment ai i bie me grusht tavolinës dhe i kërkon Lulzim Bashës që të bëjë drejtësi, ndryshe sipas tij, ky vend nuk do të bëhet.
Pjesë nga biseda e Asqeriut me Bashën:
Asqeriu: Po ndjekim me shumë vëmendje gjithë këtë fushatë që duhet të kthehet në një festë të madhe për popullin shqiptar. Të gjithë në votime me dëshirën kënaqësinë dhe vullnetin që me votën e tyre të vendosin fatin e tyre. Dhe duhet të zgjedhin mes sundimtarit. Në shqipëri duhet të jetë populli zot I detit tokës dhe ajrit. Dhe pushteti duhet të jetë I popllit që ka djersitur kaq shumë dhe është shumë I pakënaqur nga politika shqiptare.
Ndaj duhet të merrni drejtimin e vendit për këta vajza dhe djem që duhet të punojnë për të ardhmen e vendit. Unë I kam ndërtuar me punë dhe djersën e ballit., dhe dua që cdo shqiptar ta shikojë të pasur dhe të lumtur dhe të jetë zot I familjes së tij dhe I pronës së tij.
Basha: Respekti që ka vlora dhe shqipëria për ty. Shpeshherë njerëzit e lidhnin atë figurë historike me njeriun që e mishëron në art
Asqeriu: Prandaj artistët në përgjithësi janë të pakënaqur nga politika sepse politika nuk ka investuar për artin. Dhe një teatër e rrafshuan. Tirana nuk ka teatro. Duhet të kishte 10 të tillë. Ndaj nesër I nfderuar zoti basha, teatrin ta coni atje ku ishte, sepse aty është fryma e atyre që nuk jetojnë dhe nuk do jetojnë nesër. Teatri ësjhtë demokraci është shenjtëri. Ai I madhi, Zoti, shikon cdo gjë. Ata që e kanë prshur kanë bërë një gjynah të madh.
Basha: e kanë bërë për një aferë korruptive. E kanë bërë nga kompleksi. Ju keni shkrirë jetën tuaj për atë teatër dhe duhet të sigurojmë që brezat e ardhshëm të jenë ndryshe.
Asqeriu: Dhe urrejtje për artistët. Është një komb pa shpirt.
Asqeriu: Të gjithë ata që kanë vënë dorë mbi pronën dhe paratë publike dhe kanë mbushur xhepat dhe kanë transferuar para të shkojnë para ligjit. Dhe këtu duhet të ketë drejtësi. Ndryshe nuk bëhet ky vend.
Diskutime rreth kësaj post