Aktori i humorit, Bes Kallaku është bërë pjesë e spektaklit të ri të humorit “Kosherja”. Gjatë bisedës në Abc News, ndër të tjera Kallaku foli edhe për imitimet e figurave të njohurave politike.
Aktori i humorit gëzon një raport mjaft të mirë me Presidentin Ilir Meta, gjë që e ka vënë shpeshherë në pah përmes postimeve në rrjete sociale.
Gazetari Enkel Demi iu drejtua me pyetjen se çfarë i ka dhënë presidenti lidhur me imitimin e bashkëshortes së tij.
“Ai është aq sportiv. Kisha vetëm frikën që po vinte me më thënë përjashta“, – tha me humor Besi.
Ai shtoi se portretizimi i figurave politike nëpërmjet humorit është një mënyrë për të thënë të vërtetën.
Diskutime rreth kësaj post