Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë në orën 18:00 të pasdites nëse do të lejojë apo jo Tom Doshin të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 25 prill.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka kërkuar KQZ-së të mos e regjistrojë Doshin si dhe kryeministrit Edi Rama që të mos e kandidonte. Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur Doshin non grata për vepra të korrupsionit madhor.
Kim i kërkoi edhe vetë Doshit të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por thirrjet e saj u injoruan dhe deputeti dorëzoi kërkesën në KQZ dy javë më parë.
Diskutime rreth kësaj post