Presidenti Ilir Meta gjatë një prononcimi për mediat iu përgjigj interesit të gazetarëve në lidhje me planin e tij për të mbrojtur votën e lirë. Meta u shpreh se e ka një të tillë dhe përmbajtjen e tij do e bëjë publik në ditët në vijim.
“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota.
Është një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave. Të gjithë të mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe Europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është një gjë e mirë se përveç forcave politike keni mundësi të shpreheni dhe për kandidatin që preferoni duke dhënë një mesazh të qartë që drejtuesit e partive duhet të promovojnë njerëz me integritet që të respektojnë Kushtetutën dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit”, – deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post