Gazetari Blendi Fevziu i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, iu përgjigj pyetjes së Ylli Rakipit nëse ka apo jo oligarkë në Shqipëri.
Fevizu deklaroi se në Shqipëri ka biznesmenë që përfitojnë nga qeveria, por nuk ekziston asnjë oligark që të kontrollojë qeverinë dhe “t’i bërtasë në telefon kryeministrit“.
“Fjala oligark është përdorim mediatik. Them se ka njerëz të pasur të lidhur me pushtetet. Janë njerëz që përfitojnë në momente të caktuara.
Besoj se qeveria bën çfarë do me këta. Këta përfitojnë nga qeveria ndjeshëm. Por, mos kujto se janë kaq të fortë.
Mendon se ndonjëri i bërtet kryeministrit në telefon? Jo. A përfitojnë? Po, sa të duash”, – deklaroi ndër të tjera Fevziu.
Diskutime rreth kësaj post