Këngëtari i njohur, Stresi, ka ndarë me ndjekësit në Instagram; ‘kurthin’ që i ka bërë babai i tij. Me të atin postimet janë të rralla ndryshe nga mamaja. Pasi kemi parë që ajo i shkruan gjatë gjithë kohës reperit që të bëj kujdes për vete dhe shpesh e këshillon të kujdeset.
A e ndjek i ati Stresin në rrjetet sociale? Nëpërmjet një Instastory Stresi ka publikuar një bisedë me të atin.
“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, – shihet se i ka shkruar reperi të atit në mesazh.
Ndërsa i ati e ka pohuar se është ai që e ndjek fshehurazi, sepse do të shikojë se çfarë publikon reperi.
“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, – ka shkruar Stresi përkrah fotos së bisedës me të atin.
Diskutime rreth kësaj post