Me tone të ashpëra u shoqërua mbrëmjen e djeshme debati mes ish-deputetes së PD-së, Grida Duma dhe ministres Elisa Spiropali.
Gjatë emisionit kishte disa momente kur debati mes dy protagonisteve ishte i fortë, teksa për Elisa Spiropalin ishte një ditë e veçantë, pasi festonte ditëlindjen e 38-të.
Debati në studio mes Dumës dhe Spiropalit:
Elisa Spiropali: Si e latë se ishit 8 vite në qeverisje? Jeni, si e latë dhe ku ju mbeti, vaj vatani dhe mjerë mileti, kjo është lista luaj, ky është programi juaj, si do ta bëni me të njëjtët njerëz që bëtë atë katastrofën e 2013?
Grida Duma: Je njësh pra, ça ke, tani?
Elisa Spiropali: Që jam njësh e di…
Grida Duma: Mbylle pra tani, ça ke?
Elisa Spiropali: Me kaq përfundova, se besoj i kam dhënë mjaftueshëm kohë studios tuaj të nderuar, më lejoni të kemi një orë të kësaj dite për veten time (referuar ditëlindjes).
Grida Duma: E meriton atë një orë…
Diskutime rreth kësaj post