Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, sot në ditën e saj të lindjes ka folur për të ardhmen e PS.
E pyetur nga gazetari Endri Xhafa, lidhur me Erion Veliaj dhe vendimet që mund të marrë ai nëse bëhet kryetar i PS, Spiropali tha se nuk bëjnë parashikime dhe se Rama do marrë mandatin e tretë e do jetë në krye të PS.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Kur Veliaj të vi në krye të PS do i heqi të gjitha figurat veterane në parti; nuk do të ketë mundësi të heqi asnjë sepse deri në atë kohë do i ketë spastruar Rama apo Veliaj nuk do të bëhet ndonjëherë kryetar i PS-së?
Spiropali: Ne nuk bëjmë parashikime. Parashikimet me filxhanë i bën dikush tjetër, ia kemi lënë atyre në dorë. Ne besojmë te energjia, te produkti dhe ka një kohë për t’i diskutuar të gjitha këto. Dhe koha tani është të shkojmë në zgjedhje dhe të fitojmë. Është koha që Rama të marrë mandatin e tretë.
Diskutime rreth kësaj post