Ilirian Celibashi ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Kërkesës së Ambasadës Amerikane për mos lejimin e Tom Doshit që të marrë pjesë në zgjedhje, KQZ do t’i përgjigjet në bazë të legjislacionit shqiptar.
“Do ta bëjmë të gjithë vlerësimin e dokumentacionit të paraqitur, ashtu sikurse e ka përcaktuar Kodi Zgjedhor, por edhe ligji për dekriminalizimin. Nuk kemi asnjë lloj hezitimi për askënd.”
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar rastin e denoncimit të përfshirjes së një personi me precedent penal në listat e Partisë Demokratike.
Nëse Rezart Tusha do të jetë në listën zyrtare të PD në Durrës, pas akuzave publike të bëra nga PS, atëherë KQZ do të kërkojë informacion të detajuar Prokurorisë.
“KQZ mund dhe ka të drejtën që të angazhohet dhe të kërkojë investigimin dhe të zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm”, tha ai për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post