Sot në puntatën e Përputhen u transmetuan pamjet e së premtes së kaluar kur Mevlani u largua nga studio, ndërsa Lediana dhe Antonela nisën të qanin.
Në pamjet e transmetuara sot Mevlani shihet i nervozuar, ndërsa tha se këtë e bëri sepse s’donte që situata të bëhej më keq.
“Mos më prekni, mos të preki kush me dorë”, dëgjohet Mevlani tu thojë gazetarëve.
“Unë e kam ruajtur gjithmonë gjakftohtësinë, dhe gjërat që janë të vogla i kam shmangur gjithmonë , dhe largimi nga studio ishte me mirë se sa të largohesha nga vajzat , plus që ndihesha shumë shumë keq, se ato po qanin. Nuk më vjen mirë, më vjen gjynah për situatën, Se kisha menduar kurrë të lija studion, në këtë situatë se di se përmbajta veten, kisha nevojë të qetësohesha, në një moment kur nuk shkon s’shkon”, ka thënë më tej.
Diskutime rreth kësaj post