Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po provokon dhe po nxit dhunë. Arsyeja pse bëhet kjo, sipas demokratit, është sepse Rama kërkon të largojë vëmendjen nga situata e rëndë në vend.
“Ne jemi përpara një strategjie të qartë provokative të Edi Ramës dhe të të gjithë shpurës së tij që gjykojnë se në këtë situatë që përkeqësohet gjithmonë e më tepër rezultati i sondazheve, që tregojnë se shqiptarët nuk durojnë më dhe presin 25 prillin si moment për të larguar Edi Ramën, e gjithë strategjia e tij është të krijojë diversion për të larguar vëmendjen nga situata e rëndë ekonomike, e pandemisë. Ju e patë dje Edi Ramën të rrethuar me kriminelë. Opinioni shqiptar e ka dënuar fort atë që ndodhi dje. Uroj që Rama të tërhiqet shpejt nga kjo sepse opozita jo vetëm tërhiqet, por synojmë të fitojmë zgjedhjet”, u shpreh ai për Vizion Plus.
Diskutime rreth kësaj post