Deputeti i opozitës së re, Halit Valteri ka zbuluar ditën e sotme arsyen pse iu bashkua Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 Prillit.
Valteri tregon që vendosi për t’iu bashkuar PS-së si një sfidë dhe për të parë nëse do të mund t’ia dalë të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet, duke qenë se nuk është në listat e sigurta.
“Ishte i vështirë. Në opozitën e bashkuar që tenton të marrë me patjetër pushtetin janë bashkuar një tufë njerëzish interesaxhinj që nuk kanë asnjë synim tjetër përveçse të grabitur siç kanë bërë për 30 vite shqiptarët. Paradoks i madh është që grekët e çamët bashkëpunojnë. Ke LSI-në “SHPK” e famshme që bashkëpunon me opozitën si e si për t’iu shmangur drejtësisë. I jam përgjigjur Ramës vetëm me një kusht, të jem i fundit në lista dhe për të marrë 10 mijë votat e nevojshme për të hyrë në Parlament. Kryetari i opozitës ka shitur nga 300 deri 500 mijë euro vendet e deputetëve në listat e sigurta. Kam marrë siglën e PD-së për të parë se sa vlej unë. Nuk kam kritikuar vetëm qeverinë Rama, por të gjithë klasën politike të 30 viteve. Është një treg i cili duhet të iki dhe të shkojmë drejt Europës dhe jo drejt gropës. Unë do vazhdoj të jem kritik me të gjithë klasën politike, derisa brezi i vajzave dhe djemve të shkolluar të marrin drejtimin e vendit”, tha Valteri.
Diskutime rreth kësaj post