Alqi Bllako është kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, thotë se pika e fortë e PS, është puna në ekip.
“Funksionon si ekip dhe në fund të ditës, ajo që ka rëndësi është rezultati i ekipit. Duke qenë i ri në Partinë Socialiste, jam i bindur që pesha kryesore e votave që do të marr në njësinë që unë mbuloj, janë si rezultat i logos së PS-së, pa diskutim dhe si rezultat i punës që unë si kandidat do të bëj në atë zonë. Ajo që dua të them është që ky mandat nuk më përket mua, i përket Partisë Socialiste. Pas zgjedhjeve, në varësi të rezultatit, në zonën që unë mbuloj, i takon kryeministrit Rama dhe kryesisë së Partisë Socialiste të vendosë nëse do të jetë Alqi ai që do të përfaqësojë mandatit e fituar në parlament ose jo. Fokusi im kryesor është fitimi i Partisë Socialiste, të fitojë ekipi”.
Bllako thotë se PS ka 19 mandate në Tiranë.
“Në asnjë rast, Partia Socialiste, nuk bie nën 19 mandate në qarkun e Tiranës dhe këtë e bazoj në punën e përditshme që po bëhet në terren, me të gjithë votuesit, tani e katër muaj”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post