Kreu i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga ish-deputeti Flamur Noka ka shkuar sot në Vorë ku ka nisur takimet me banorët e zonës.
Disa nga qytetarët janë ankuar se po mundohen të prishin pallatin që nuk është i dëmtuar nga tërmeti, ndërkohë që ata që janë dëmtuar vërtetë as nuk ka nisur hedhja e themeleve.
“Ky është vjedhja pas tërmetit. Këta po bëjnë tendera imagjinarë, që po ua japin vëllezërve dhe kushërinjve të deputetëve. Duke filluar nga Fidel Ylli te Sadri Abazi me shokë. Për 8 vite me radhë vendin e kanë qeverisur mafiozët me në krye Edi Ramën”, – tha Basha.
Më pas Basha ka premtuar se në momentin që do të vijë në pushtet do të nisë planin për rindërtimin e të gjitha banesave dhe do të përshpejtojë procesin e rindërtimin.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post