Gjatë spektaklit të mbrëmshëm në ‘Kosherja’, moderatori Bes Kallaku nuk ngurroi të jepte disa detaje dhe nga jeta e tij private, teksa u ‘ngacmua’ nga moderatorja Jona Spahiu.
“E pashë në Instagram që kishe bërë një goxha dedikim për gratë e jetës tënde, u mjaftove vetëm me ato foto në Instagram, apo i bëre edhe ndonjë dhuratë?”, – e pyeti Jona.
Besi, pa u vonuar shumë, u përgjigj me anë të një batute: “Dhuratë ne kemi për çdo ditë. Po dhurata për Ajkën, dhurata për Xhensilën, pastaj se ç’keni gjetur ketë shprehjen që ne na mjafton një tufë me lule. Në mëngjes e thoni këtë se në darkë pastaj thoni po për ndonjë dhuratë nuk u kujtove”.
Diskutime rreth kësaj post