Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga data 1 janar 2022 do hiqet taksa mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Kreu i qeverisë shtoi se do të ulet tatim fitimi, për ata persona që marrin paga deri në 2.5 milionë lekë të vjetra.
“E vetmja forcë sot për sot, që mund ta bëjë realitet këtë gjë të vështirë, jemi ne, unë dhe PS. Ne i japim shqiptarëve një vizion për vitin 2030.
Programi ynë mbështetet në realitetin tonë të përditshëm, ndërsa programi i tyre është për të arritur qëllimet vetjake. Ne kemi program qeverisës, për të jetësuar vizionin ‘Shqipëria 2030’, me plan për të joshur këdo.
Ne i duam votat për të vazhduar ndërtimin e rrugës së re për shqiptarët, të hapur në drejtësi, arsim, shëndetësi. Ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër të fushatave, me moton e premtimet “kap çfarë të kapësh”.
Sot kemi 300 mijë lekë pagën minimale. Ne duam ta çojmë deri 400 mijë. Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë. I bie që 63 për qind e të punësuarve nuk do kenë taksë për shtetin. Ulet tatimi mbi fitimin, për ata që marrin deri 2.5 milionë lekë të vjetra. Kjo masë hyn në fuqi më 1 janar 2022”, – theksoi Rama.
Kryeministri u ndal dhe te ata që opozita i quan si oligarkë të lidhur me të, dhe tha se gjatë qeverisjes së tij ata kanë paguar 460% më shumë taksa.
“A e dini sa kanë paguar 100 bizneset më të mëdha për shtetin, shoqërinë falë heqjes së taksës së sheshtë dhe vendosjes së taksës progresive? 460% më shumë nga sa paguan kur në qeveri ishin këta që duan të rikthehen me taksën e tyre të sheshtë.
Tani vjen dhëndri i Saliut dhe Ilirit, me qesen e Monikës dhe me rikthimin e taksës së sheshtë u premton dhe u falë 200 milion dollarë nga buxheti i shtetit”, – shtoi Rama.
Po ashtu, Rama premtoi se paga e mësuesve në mandatin e tretë do të rritet edhe me 40%.
“Në mandatin e tretë pagat e mësuesve do rriten edhe 40% më shumë. Edhe paga e mjekëve do rritet me 40%. 30 % do rriten pagat e punonjëseve të administratës publike”, – shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post