Mbrëmjen e sotme, në ekranin e ABC, ka nisur spektakli më i ri i humorit në Shqipëri “Kosherja” i moderuar nga Bes Kallaku dhe Jona të cilët do të shoqërojnë të dielat e shqiptarëve në çdo familje.
Ky projekt është një rikthim Altin Bashës si autor dhe i regjisorit Elton Papuçiu, të cilët kanë premtuar shumë surpriza.
Raporti mes dyshes Kallaku-Spahiu është reflektuar që në momentin e parë, duke konfirmuar se kjo e sotmja do të jetë një mbrëmje e gjatë argëtimi.
Por sigurisht në këtë ditë nuk mund të mungonte mbështetja e Xhensila Myrtezajt, bashkëshortes së Bes kallakut për partnerin e saj.
Ajo ka publikuar një moment nga spektakli dhe ka shkruar: “Krenaria ime!”
Diskutime rreth kësaj post