Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili më herët gjatë ditë së sotme e akuzoi se nuk është lider por të bëhet burrë.
Përmes një videoje në Facebook, Basha i është përgjigjur kreut të qeverisë duke thënë se burrë nuk të bëjnë bandat por përkushtimi ndaj vendit. Më tej ai thotë se Ramës i ka munguar çdo çast dashuria ndaj vendit dhe për këtë arsye sipas tij vendi është i zhytur në mjerim.
“Edi Ramës po i them këto dy fjalë Ditën e Verës. Burrë nuk të bëjnë banditët me pistoleta në brez pa të cilët nuk hyje në qytetin e Elbasanit. Burrë nuk të bëjnë dot banditët të cilëve ju lutesh dhe iu përgjërohesh pa të cilët nuk hyn dot në qytetin e Durrësit dhe të Shijakut. Burrë nuk të bëjnë dot banditët e Fushë-Krujës që i ke futur në listat e tua. Burrë të bën përkushtimi ndaj vendit.
Përkushtim që ti nuk e ke patur dhe nuk e ke prandaj ke nevojë njësoj si për morfinën e për kokainë dhe bandat që të rrethojnë. Burrë të bën dashuria ndaj vendit që ty të ka munguar çdo çast se e ke zhytur vendin dhe qytetarët në mjerim. Burrë të bën përkushtimi për të lënë pas çdo interes personal, kur ti çdo sekondë tënden në pushtet e ka kaluar për veten tënde dhe miqtë e tu duke braktisur të gjithë qytetarët. Ndaj ndali provokimet ndaj qytetarëve. Të njëjtën përgjigje do të marrësh ngado që shkon Shqipëria e ka ndarë mendjen. Nuk ka ndryshim pa largimin tënd”, – tha Basha.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post