Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, inxhinierja Luljeta Bozo është rikthyer në vëmendje të mediave pasi pranoi të ishte një nga kandidatet për deputete të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
E ftuar në një emision televiziv, Bozo ka bërë një deklaratë që ka ngjallur zemërim tek qytetarët.
Gjatë diskutimeve në emision, inxhinierja shprehet e bindur se periudha e kur Shqipëria udhëhiqej nga diktatori Enver Hozha kishte më shumë të mira sesa efekte negative për vendin.
Pjesa nga intervista:
Pyetje: Çfarë dëmesh i ka shkaktuar Enver Hoxha dhe figura e tij kombit shqiptar?
Luljeta Bozo: Po t’i vësh në balancë, ka më shumë anë pozitive sesa negative.
Me siguri, të njëjtin mendim me Bozon nuk e ndan asnjë qytetar i Republikës së Shqipërisë, që minimalisht pavarësisht moshën është informuar lidhur me gjithë çfarë ka ndodhur përgjatë viteve të regjimit monist.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post