Shqipëria është e përfshirë fuqishëm në grupin e vendeve tek të cilat institucione të specializuara investigimi ndërkombëtare po hetojnë për përfshirje të politikanëve në fshehje parash dhe në afera të mëdha korruptive. Një qytetar në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju”, foli për përplasjen e Presidentit Meta me Policinë Bashkiake në zyrat e FRD-së. Duke e konsideruar turp ndërhyrjen e presidentit qytetari denoncoi kreun e shtetit se ka lokalin më të mirë në Angli dhe ai sëbashku me Berishën po e bëjnë rrëmujë vendin. Ai kërkoi lëvizjen e drejtësisë dhe të kuvendit për të shkarkuar dhe dërguar për ndjekje penale kreun e shtetit.
Akuza e qytetarit:
“Ilir Meta dhe Sali Berisha po shkatërrojnë Shqipërinë, vetëm për të mbrojtur pasurinë e tyre. Po na ikin fëmijët në emigrim. Ata nuk po largohen nga Edi Rama, por nga Meta dhe Berisha. SPAK është në hall. Kriminelët po gjykojnë kriminelët. Çfarë të kërkojmë neve kur një President bën veprime të tilla. Ai duhet të japë dorëheqje. Kush është presidenti që bën kërcënime të tilla. Presidenti po na tregon muskujt, ku ka president në botë që bën veprime të tilla. E dini juve që Ilir Meta ka hotelin dhe lokalin më të mirë në Angli, më i madhi”, tha ai për Report Tv.
Video:
Diskutime rreth kësaj post