Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të zhvillohet ditën e nesërme ashtu siç ishte parashikuar, por është shtyrë për të martën me datë 16.03.2021.
Arsyeja e shtyrjes së seancës plenare është bërë dita e verës, kjo pasi në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor të shtunën ose e dielën, dita e hënë është ditë pushimi.
Njoftimi i Kuvendit:
“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e martë, datë 16.03.2021, ora 10:00. (Urdhër nr. 14, datë 11.03.2021, i Kryetarit Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.) Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancave të mëparshme: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Gazetarët dhe kamerat nuk do të hyjnë në sallë, por do të lejohen vetëm në oborrin e Sallës së Seancave Plenare, në vendin e caktuar për shtypin. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, mund të më shkruani për çdo nevojë për mbështetje apo sqarim. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin për media.
Diskutime rreth kësaj post