Do të startojnë në orën 15:00, dy sfidat e javës së 27 të Serisë A italiane, Torino-Inter dhe Parma-Roma. Inter rikthehet të luajë në kampionat teksa ndaj Torinos në stadiumin “Olimpico – La Grande Torino”, synon fitoren e 8 rradhazi. Zikaltërit në këtë sfidë vijnë pas fitores me vuajtje ndaj Atalantës me rezultatin 1-0, ku skuadra e Antonio Kontes arriti të korrte një sukses të madh me një kundërshtar direkt. Skuadra zikaltër vjen në këtë takim me synimin e vazhdimësisë por edhe për tu “arratisur” në krye të klasifikimit. Inter vjen me mungesë të rëndësishme në mesfushë ndeshjen e sotme, teksa Arturo Vidal është operuar në meniskun e gjurit duke mos qenë në dispozicion të teknikut Antonio Konte.
Në sfidën tjetër, Roma synon vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pas fitoreve ndaj Fiorentinës dhe Xhenoas, skuadra verdhekuqe do të ketë përballë Parmën e cila këtë sezon rrezikon seriozisht rënien nga kategoria, duke u renditur e parafundit në klasifikimin e përgjithshëm. Tek Roma në formacion është dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla.
FORMACIONET ZYRTARE:
TORINO – (3-5-2): Sirigu; Ico, Lianko, Bremer; Vojvoda, Bazeli, Mandragora, Lukiç, Murru; Verdi, Sanabria. Trajner: Davide Nikola.
INTER – (3-5-2): Handanoviç; Skriniar, De Vraj, Bastoni; Hakimi, Barela, Brozoviç, Galiardini; Perisiç; Lautaro Martinez, Lukaku. Trajner: Antonio Konte.
PARMA – (4-3-3): Sepe; Konti, Bani, Ozorio, Pecela; Hernani, Brugman, Kurtiç; Man, Mihaila, Pele. Trajner: Roberto D’Aversa.
ROMA – (3-4-1-2): Pau Lopez; Mançini, Ibanjez, Kumbulla; Bruno Perez, Lorenco Pelegrini, Vijar, Spinacola; Pedro, El Sharaui; Xheko. Trajner: Paulo Fonseka.
Diskutime rreth kësaj post