Muamed Sejdini do të jetë president i Federatës së Futbollit në Maqedoninë e Veriut edhe për 4 vitet e ardhshme.
Pas zgjedhjeve të zhvilluara ditën e sotme në Shkup, Sejdini mori 52 vota pro dhe asnjë kundër, duke rimarrë besimin për një mandat të plotë me FFM.
Në zgjedhjet e zhvilluara, Sejdini nuk kishte asnjë rival, duke e pasur më të lehtë triumfin. Sejdini në krye të FFM-së u emërua në marrin e vitit 2019, duke zëvendësuar Ilço gjorgjioskin e larguar dhe për këto dy vite vlerësohet si një nga presidentët më të suksesshëm.
Diskutime rreth kësaj post