Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë psikologia e njohur Denata Toçe dhe bashkëshorti i tij Arben Skënderi, i cili është një artist i mirënjohur në Shqipëri. Ata gjatë intervistës kanë folur për pjesëmarrjen në politikë, po ashtu edhe për jetën private. Moderatori Ardit Gjebrea zbuloi një sekret të Arbeni, që ai i thërret bashkëshortes Denada dhe jo Denata. Arbeni shpjegon arsyen pse nuk i pëlqen t’i thërrasë asaj me emrin që ka.
Intervista:
Ardit Gjebrea: Denata, gjen diçka që nuk shkon tek tabelat e Arbenit?
Denata Toçe: Emri është me d.
Ardit Gjebrea: Ti si e ke emrin.
Denata Toçe: Denata me t.
Ardit Gjebrea: Ne e kemi bërë të qëllimshëm sepse Beni do na sqarojë pse të thërret Denada, ka një jetë që e dëgjoj që të thërret Denada dhe burrë që nuk i di emrin gruas, vetëm ty të kam parë.
Arben Skënderi: Po mirë që më pyete, të paktën ta sqaroj sepse e di që ka shumë situata që kam lënë nam për një arsye shumë të thjeshtë. Tani unë muzikant jam, dhe mua një emër personi, mbi të gjitha i bashkëshortes sime, po nuk më tingëlloi, është një problem shumë i madh dhe Denata e pamundur. Nuk më tingëllon absolutisht fare.
Denata Toçe: E thotë Ardit e thotë kur zihet me mua.
Arben Skënderi: Po kjo është e vërtetë, me t të plotë.
Ardit Gjebrea: Pra kur vjen Denata shoqërohet me bubullima.
Arben Skënderi: Është kthyer në një kod komunikimi për të shpjeguar një situatë të caktuar, një gjendje emocionale. Është normale që emri i personit që do duhet të tingëllojë kur i thua.
Diskutime rreth kësaj post