Pjesë e rubrikës “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare ka qenë psikologia e njohur Denata Toçe dhe bashkëshorti i saj artist Arben Skënderi i cili është pjesë edhe e jurisë së “Këngës Magjike”. Së fundmi Denata Toçi i ka hyrë politikës dhe ajo tregon publikisht pse mori një vendim kaq të rëndësishëm për jetën e saj.
Intervista:
Ardit Gjebrea: Më kanë bërë kureshtar lajmet e fundit në lidhje me përfshirjen tuaj në politikë. Çfarë lidhje keni ju me politikën dhe për më tepër të dy.
Denata Toçe: Duket sikur unë nuk kam lidhje me politikën sepse mendoj që ne kulturalisht, e kemi menduar politikën për shkak se të atmosferës që na ka lënë, nuk është aspak një atmosferë e këndshme. Unë ndjej respekt për njerëzit me të cilit punoj, e prindërve, e personave që kam pasur kontakt, kanë ndjerë këtë lloj befasie, pse t’i po merresh me këtë gjë?
Por në fakt është komplet e kundërta. Po merrem me këtë gjë sepse ne duhet të fillojmë të kemi kulturën e mungesës së analfabetizmit politik, duhet të fillojmë që ajo politikë merr vendime për jetën time dhe tuajën. Personalisht si kundër dhe bashkëshorti im, kemi qenë në debate të vazhdueshme, zhvilluese për këtë gjë për të kuptuar se kush do ishte hapi tjetër që ne të mund të kontribuojmë në këtë vend i cili do jetë i imi, i fëmijës tim dhe i fëmijëve të fëmijëve tim.
Arben Skënderi: Shpesh herë në Shqipëri bëjnë një pyetje, çdo një artist në politikë. Ne duhet të kuptojmë që elitën e këtij vendi duhet ta kemi në drejtim sepse unë nuk e bëj, Denata nuk e bën, tjetri nuk e bën dhe ne nuk po ngrihemi dot nga kafenetë, për çfarë? Për të zgjidhur problemet tona dhe unë mendoj që politika në Shqipëri me të gjitha problematikat që ka, ka tmerr vetëm një gjë, nëse njerëzit e mendjes dhe njerëzit e ndershëm të bëhen të gjithë bashkë, prandaj preokupohen të mos bëhen bashkë. Po u bënë bashkë, kjo është forca dhe zgjidhja, nuk ka tjetër.
Ardit Gjebrea: Beni është futur shumë kohë më parë në politikë, ti sapo. Ishte një vendim i Denatës si Denata apo i bashkëshortes për të mbështetur bashkëshortin?
Denata Toçe: Nuk e besoj që Beni është kafshata e gruas apo unë kafshata e burrit. Ne të dy shquhemi për oponencë intelektuale në shtëpi dhe kjo ka ardhur pas një filtri shumë të fortë midis njëri-tjetrit, kështu që më beso që nuk ka qenë një vendim i lehtë dhe një vendim as i imponuar.
Diskutime rreth kësaj post