Çifti Altin dhe Iliriana Basha rrëfyen detaje mjaft interesante dhe të pathëna më parë në lidhje me marrëdhënien e tyre. Gjatë rubrikës “1 jetë, 5 këngë” u zbulua se Iliriana preferon shumë surprizat.
Ajo në 40-vjetorin e Altinit e surprizoi me këngën “Ain’t No Sunshine”, bashkë me kolege dhe ish-kolege e kishin incizuar në versionin shqip, për të emocionuar Altinin.
Por kjo këngë nuk ishte vetëm kaq! Ajo është edhe simbolizim i nisjes së dashurisë së tyre dhe udhëtimeve të shumta Tiranë- Prishtinë. Ndërsa Iliriana është natyrë romantike dhe e surprizave, nuk mund të themi të njëjtën gjë për regjisorin. Ai bën rrallë surpriza, por na tregon pse ka hequr dorë prej tyre.
“Ne kemi një histori shumë të bukur në fakt që ka ndodhur vite më parë. Iliriana ka qejf që t’i dhurojnë lule. Gjë që unë s’e bëj fare! Dikur unë vendosa t’i blej një tufë lule dhe eca me kujdes rrugës që të mos më dukeshin shumë, i mbaja pas kurrizit. Sa shkoj te dera me lulet në dorë, Iliriana thotë “kush t’i dha?”, tregoi regjisori.
Ndërkohë, në rubrikën “Altini apo Iliriana?” zbuluam se të dy janë xhelozë dhe secili e shpreh në mënyrën e tij.
“Unë jam më shumë xheloze. Unë gjithmonë nga pak lë nam! Por edhe Altini, pavarësisht se ky nuk e shpreh”, tha Iliriana.
Altini tregoi se është xhelozuar për një makiato. Një ka “Lëre tani, më bëri tjetër gjë!”.Kamarieri i kishte sjellë Ilirianës një makiato shumë të mirë dhe ishte treguar shumë i sjellshëm. Kaq mjaftoi që Altini të xhelozohej dhe të qeshurat të shpërthenin në studio.
“Të bëri makiato në darkë, në shtëpi?”, pyeti Ermali. Me nota humori Iliriana shtoi: “ Ky ishte një nga rrëfimet e çiftit që kanë një jetë bashkë dhe mund të konsiderohet një çift tradicional shqiptar me plot kuptimin e fjalës.
Diskutime rreth kësaj post