Deputetja socialiste Mimi Kodheli është pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e 25 prillit, e renditur e 21-ta në numrin rendor. Një vend i largët për t’u shpallur fituese, pasi është larg pozicionit të sigurt.
Sot Kodheli ka postuar një mesazh me fotot e 21 deputetëve socialistë dhe aleatë që nuk do të jenë më pjesë e listës së kandidatëve të Partisë Socialiste. Në listën e fotove është edhe Ditmir Bushati, deputeti që është lënë jashtë listës dhe që ka pasur jo pak përplasje me Ramën në mbledhjen e Kryesisë.
Deklarata e Kodhelit:
“Kolegë, jam e privilegjuar që kam mundur të bëj një copë udhë të jetës, krah jush. Kemi ndarë opinione, marrë vendime, ndarë gëzime e përjetuar ngjarje të rëndësishme. Ju falenderoj që keni ditur të jeni miqtë e mi të mirë. Respekt për ju!”, shkruan Kodheli në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post