Kryetari i Partisë Demokratike është shprehur se dita e ndryshimit po vjen dhe ajo është 25 prilli. Lulzim Basha pas një takimi që ka zhvilluar me disa nga përfaqësueset e partisë në Elbasan është shprehur se 25 prilli është dita që do të sjellë ndryshimin dhe Elbasani do u kthehet qytetarëve.
Basha i ka bërë thirrje Ramës që të heqë dorë nga dhuna dhe nga shoqërimi me kriminelët me të cilët ai shoqërohet, dhe ka qeverisur.
Deklarata e Bashës:
“Sapo kam mbaruar një takim me zonjat përfaqësuese të Elbasanit për ditën e madhe të ndryshimit 25 prillit. Nga zemra u uroj të gjithë grave, nënave dhe gocave të Elbasanit gëzuar Ditën e Verës. Koha e Edi Ramës ka marrë fund dhe ai e di këtë, është për të ardhur keq që dhe në javët e fundit siç ka bërë 8 vite, provokoi qytetarët e Elbasanit bashkë me kriminelet. Koha e Ramës ka marrë fund nuk do na trembe ne jemi të vendosur për të sjellë ndryshimin. Qyteti me 25 prill do i kthehet njerëzve punëtore të Elbasanit, kudo që të Shkosh Edi Rama do të shikosh fuqinë e njerëzve, hiq dorë nga kriminelet me të cilët ke qeverisur. 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, siç është dhe kjo ditë. Ndryshimi po vjen”, ka thënë Basha nga qyteti i Elbasanit.
Diskutime rreth kësaj post