Avokati i njohur, Ylli Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook shkruan se ai që qeveris, jep llogari për çfarë ka bërë dhe për çfarë nuk ka bërë. Manjani duke iu referuar Ramës shkruan: “Mirëpo anormalja me në kryer Anormalin kërkojnë llogari, në vend të japin!!! I kërkojnë llogari opozitës, kundërshtarëve, shërbëtorëve politikë, partisë dhe anëtarëve të saj, të zgjedhurve vendorë, policëve, gjykatëve të gjithë dynjasë. I kërkojnë llogari madje edhe Europës…”
Postimi i Manjanit:
“Në kushte normale ai që qeveris në fushatë jep llogari për çka, si e sa ka bërë me vendin. Jep llogari edhe për ç’nuk bëri dot. Llogaria jepet me fakte, llogjikë e argument, jo me propagandë e fjalë të stisura.
Vetëm mbi këtë bazë, po në kushte normale mund të lindë e drejta për të kërkuar vazbdinëai në qeverisje.
Mirëpo anormalja me në kryer Anormalin kërkojnë llogari, në vend të japin!!! I kërkojnë llogari opozitës, kundërshtarëve, shërbëtorëve politikë, partisë dhe anëtarëve të saj, të zgjedhurve vendorë, policëve, gjykatëve të gjithë dynjasë. I kërkojnë llogari madje edhe Europës…
Në demokraci ka qeverisje që jep llogari, në autokraci ska qeverisje, por pushtet që kërkon llogari.“- shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post