Bora Zemani dhe Donald Veshaj po përjetojnë një histori të bukur dashurie krah njëri-tjetrit.
Pavarësisht se herë pas here janë përfolur për ndarje, dyshja janë bashkë dhe shumë të lumtur.
Këtë na e ka treguar edhe mbrëmë moderatorja, e cila ka postuar disa imazhe sa të ëmbla, aq edhe gazmore me aktorin e humorit.
Në imazhin e parë bardh e zi të publikuar në Instastory nga Bora, shihet që ajo i ka “shtrënguar” buzët moderatorit dhe krahas postimit ka etiketuar Donaldin dhe e ka pyetur: “Kështu?”.Ndërsa në imazhin e dytë është Donaldi ai që ka “shtrënguar” Borën nga buzët, teksa kjo e fundit shkroi: “Apo kështu?”.
Ndërkohë, në fotot e ripostuara nga Donaldi në llogarinë e tij në Instagram, moderatori i ka dhënë një “përgjigje” Borës, duke zgjedhur imazhin e dytë.
Gjatë një interviste të zhvilluar vitin e kaluar, Bora tha se Donaldi është dashuria e jetës së saj. Ndërkohë, moderatorja është edhe nënë e një djali Arbor, i cili ka lindur nga martesa e saj e parë me Vin Velin.
Diskutime rreth kësaj post