Gazetari Artan Hoxha reagoi dje pas përplasjes së Presidentit Ilir Meta në zyrat e FRD-së me policinë. Hoxha shkruante se njëra nga të dyja palët duhej të vihej nën arrest nga SPAK.
Mirëpo nj qytetar i shkruan në këtë postim Hoxhës, se gabimi është i policëve dhe jo i Presidentit, pasi ai është mbi palët. Pas këtij komenti i menjëhershëm ka qenë reagimi i Hoxhës, i cili sjell në kujtesë sesi me urdhër të Ilir Metës në 28 nëntor 2000 u arrestuan në derën e selisë së PS-së, Sali Berisha dhe Edi Paloka.
Hoxha shkruan se nëse do të ishte kryeministër Meta dhe këtë akt ta kishte kryer Rama, ai nuk do të ngurronte ta fuste në burg menjëherë.
Deklarata e Hoxhës:
“Nese nuk e mban po te kujtoj nje ngjarje te 28 nentorit 2000, kur Meta ishte kryeminister. Saliu dergoi nje turme njerezish te armatosur te hynin me force ne komisariatin e Tropojes. Bilanci dy te vrare ne shkallet e komisariatit, nja 3-4 te plagosur nga ata qe sulmuan godinen dhe godina nuk u dorezua. Po ate mbremje me urdher te Metes, jo te prokurorit, RENEA arrestoi te dera e selise se PD ne Tirane Sali Berishen dhe Edi Paloken.
Kaq… konkluzionin nxirre vet. Nese Meta do ishte kryeminister, dhe Rama do guxonte te bente te njejten gje qe beri Meta dje, te siguroj qe do perfundonte ne kokerr te burgut, dhe shume mire do tia bente. Por meqe Rama dhe Veliaj jane frikacake qe nuk e njohin ligjin dhe shtetin, e lene Meten te marre me shqelma punonjesit e shtetit…”, shkruan Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post