Frrok Çupi e konsideron presidentin Ilir Meta si të dalë nga binarët. Analisti ka reaguar dje në lidhje me ngjarjen që ndodhi në zyrat e FRD mes presidentit dhe policëve bashkiakë. Sipas tij, çdo veprim i Metës është me qëllim politik sepse kërkon të destabilizojë vendin para zgjedhjeve. Çupi tha se, me ato veprime Meta po sillet si një i çmendur që ka dalë në rrugë dhe cënon sigurinë publike. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që presidenti shkel ligjin pasi shumë herë ka provokuar SPAK dhe ka thyer Kushtetutën, prandaj nuk duhet ta mbajë më atë post.
“Për mua këto kanë qëllimet politike, për të prishur paqen, ai ka provokuar SPAK, SHBA. Veprimet e tij janë antiligjore dhe sjellja e sotme ishte shumë e ulët dhe nuk mund të analizohet, ai ka dalë nga binarët. Është një i marrë që ka dalë në rrugë. Kur njeriu kapërcen limitet nuk merret në analizë dhe Ilir Meta nuk mund të hyjë më në zyrat e Presidentit. Unë se di kur do merret i pandehur sot apo pas zgjedhjeve, se ai sot ka kryer 2-3 vepra penale, një president që ushtron dhunë mbi policinë”, tha Çupi gjatë një interviste televizive.
Ndërkohë, Çupi tha se këto shpërthime të presidentit vijnë për shkak se është paralajmëruar nga amerikanët. Sipas tij, ambasadorja Yuri Kim në takimin që realizoi me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, në Elbasan ka sjellë mesazhin se një ditë Meta do të japë llogari para drejtësisë. Më tej ai shtoi se, Meta po planifikon grusht shteti me PD nëse humbasin zgjedhjet, por që Amerika është në dijeni për këtë dhe nuk do kalohet kaq lehtë.
“Shpërthimet e sotme të Ilir Metës, larg rolit të tij të Presidenti, erdhi pasi biseda me Yuri Kim me Monika Kryemadhin në Elbasan ka sjellë një mesazh për Ilir Metën mesazhi se çfarë do jetë nesër. Nesër ai do të jetë në dyert e drejtësisë, duke bashkuar dhe këto vepra penale që kanë ndodhur sot. Ka një klan underground për dhunë, për terrorizëm politik, prandaj e rrethoi PD-ja Metën. Atëherë pse sot dhe jo ditën e zgjedhjeve, sepse forcat amerikane bëjnë stërvitje të madhe në Shqipëri dhe jo më kot është zgjedhur data 26. SHBA ka informacione se këta kanë përgatitur një dhunë të madhe, të paprecedent, nëse humbasin në zgjedhje. Këta u shpejtuan dhe e bënë sot. Në ditët e ardhshme presim diçka tjetër“, tha Çupi.
Diskutime rreth kësaj post