Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi sa i takon kandidimit të Tom Doshit, thotë se KQZ ka përgjegjësi për verifikimin e kandidatëve.
Sipas tij, KQZ vepron pas dokumentacionit që vjen nga Prokuroria për kandidatin dhe nuk është një porces që kryhet brenda një afati të caktuar. Sipas tij nëse rezulton që kandidati është në kushtet e ndalimit mandati mund t’i hiqet edhe nëse e ka fituar atë mandat.
Deklarata e Celibashit:
“Mendoj që si nga ana institucionale dhe çdo pikëpamje tjetër në këtë fazë të administrimit të procesit zgjedhor është e qartë përgjegjësia e KQZ dhe nuk ka nevojë për një vëmendje të shtuar sa kohë që mungon mekanizmi procedurial për të adresuar kërkesa apo interesa të caktuara.
KQZ ka përgjegjësinë e verifikimit të kandidatëve ka vëmendjen e shtuar ndaj çdo shqetësimi që vjen nga opinioni publik qoftë dhe nga partnerët tanë, se pse kjo gjë duhet bërë.
Këtë nuk e them dot sot se do them kur të kemi një vendim nga komisioneri shtetëror, por si për këtë rast dhe për të gjitha rastet ne do bëjmë verifikimet e thelluar dhe në varësi të dokumentacionit që do ketë në dispozicion KQZ do të marrë vendimin. Ligji e parashikon se çfarë procedurash duhet të ndjekë KQZ.
Nuk është një proces që kryhet brenda një afati të caktuar, kërkon investigim të thelluar nga prokuroria dhe ne kemi detyrimin që të bëjmë verifikimin paraprak për të marrë dy informacionet që përmenda më lart. Pjesa tjetër që ka të bëjë me pyetjen; ke qenë i dënuar apo jo dhe ka thënë po dhe veprat penale nuk hyjnë ne kategorinë që i ndalojnë kandidimin kjo e dhënë përbën indicie për KQZ që t’i kërkojë Prokurorisë informacion shtesë për këtë kandidat. Në deklaratën e dekriminalizimit një kandidat ka bërë një deklaratë që nuk është e pastër mund të konsiderohet se ka indice për të filluar një proces hetimi.
Nëse dokumentacioni që KQZ do marrë prej organit të prokurorisë. Në momentin që vjen kjo përgjigje për KQZ e administron dokumentacionin nëse rezulton se kandidati është në kushtet e ndalimit, atëherë i hiqet mandati nëse e ka fituar këtë mandat dhe nëse ky proces ka filluar ky nuk përfshihet në listën e votimit”, tha Celibashi për A2news.
Diskutime rreth kësaj post