Në puntatën e sotme të “Përputhen”, Antonela deklaroi se ka hequr dorë nga Mevlani.
“Sot bëj 47 ditë në emision edhe me të vërtetë kam pasur pëlqim të vërtetë për të edhe e kam edhe tani. Kam kuptuar që duhet të mënjanohem dhe t’ia lë shansin për të njohur Ledjanën më shumë. Nuk dua të bëhem shkak i moskrijimit të një lidhjeje edhe pse i kam pëlqimet për të. Mevlan doja të thoja që unë kam nevojë për një mashkull edhe ti s’mundesh me ma dhënë këtë gjë”, tha ajo.
Më tej, konkurrentja tha mes lotësh se nuk dëshiron t’i prishë punë Mevlanit dhe se do që ai të jetë i lumtur.
“U solle ndryshe në takim, u solle ndryshe me mua. A e mban mend çfarë më ke thënë? Më ke ofenduar aty. “Pse më prish punë?”, i prishi punë pra unë. Unë po tërhiqem që të mos prish punë. Dua të të shoh aq mirë, aq mirë sa që ti të jesh i lumtur me atë që do, jo me mua. Dua të largohem nga studioja sepse nuk mundem ta vazhdoj”, tha ajo e përlotur.
Diskutime rreth kësaj post