Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri thotë se sjellja e presidentit Ilir Meta, ditën e sotme kur u fut me dhunë në zyrën e FRD-së dhe kërcënoi efektivët e policisë bashkiake ishte një sjelljë e papranueshme.
Kulluri tha se ishte i habitur se çfarë donte presidenti në zyrat e FRD-së, ndërkohë që shtoi se kjo gjë mund të zgjidhet në gjykatë dhe vendoset se cila palë ka të drejtë.
Deklarata e Kullurit:
‘Kjo është e papranueshme! Kemi një president formal. Nuk është çështja tek dhuna, çështja është se presidenti nuk ka pse të jetë në atë ambient. Nuk e di kush ka të drejtë, por presidenti nuk ka pse të jetë aty! Sali Shehu nuk është akoma kryetar i partisë. Është një çështje pasi ankohet subjekti tek isntiucioni ka gjykata ky vend. Do të ishte e parapranushme sikur kryetari i partisë të reagonte ashtu.
Nuk e di se çfarë po bën atje, jo më të bënte këtë sjellje. Jam shumë i zhgënjyer me fushatën elektorale. Kjo e sotmja i ka vënë kapakun mënyrës si ka nisur dhe si do të përfundojë kjo fushatë. Këto janë të gjithë për psikiatri, unë nuk shoh asnjë normal në mënyrën sesi veprojnë dhe silent. E pranojnë të treja palët vetë që janë subjekt i një komisioni mjeko-ligjor.‘- tha Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post