Presidenti Ilir Meta është përplasur me policinë bashkiakë në zyrat e FRD, madje duke i kërcënuar se do t’i fusë në burg. “Dilni përjashta , mos krijoni probleme kaq, po ju them. Do ju çoj në burg me duart e mia, kaq po ju them”, u ka thënë presidenti Ilir Meta punonjësve të policisë tejet i acaruar. Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD nuk pranojnë të lirojnë zyrat më kërkesë të bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar.
Por kjo deklaratë është pasuar nga reagime të ashpra të qytetarëve, të cilët nuk e kanë kursyer Ilir Metën edhe pse në faqen e tij të rrjetit social.
Meta ndryshe nga herët e tjera që kujdesej qe të ruante vetëm komentet pozitive të tipit “suksese president”, këtë radhë komentet negative si duket kanë qenë të shumta.
Diskutime rreth kësaj post